Korçë, ishte dënuar për vjedhje, kapet 19 vjeçari
Vodhi një dyqan, u dënuan në mungesë, ndërsa i duhet të provojë burgun për plot 1 muaj e 20 ditë. Kështu i ka ndodhur një 19- vjeçari nga rrethi i Korçës, i cili nuk ka ditur se ndaj tij drejtësia kishte marrë një vendim ekstrem. Vjedhja e një shtëpie në fshatin e tij në Potgorie, disa kohë më parë, është dokumentuar nga policia, ndërkohë që çështja ka kaluar në organin e akuzës.
Por sikur të mos kishte ndodhur asgjë i riu ka qëndruar për disa muaj jashtë vendit, derisa në mëngjesin e djeshëm ai është përballur me uniformat blu të cilat i kanë bërë një vizitë kortezie në shtëpinë e tij në Potgorie. Arif Guri, 19- vjeçar kishte vjedhur shtëpinë e një bashkëfshatari të vet, ku sasia e sendeve të vjedhura shkonte në rreth 1 milion lekë të vjetra. Pas evidentimit të hajdutit nga shenjat e gishtave dhe disa elementë të tjetër fizikë, policia ia ka kaluar dosjen për ngjarjen e ndodhur rreth 6 muaj më parë prokurorisë, e cila ka hetuar çështjen në mungesë. Dënimi i dhënë nga Gjykata e Korçës është 1 muaj e 20 ditë, dënim të cilin i riu nga e hëna e kësaj jave do ta kryhej në burgun e Drenovës vetëm 5 kilometra larg qytetit të Korçës.