E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, PSV 91 prezanton projektin për një politik demokratike

Kryetari i PSV 91, Petro koci ka zhvilluar dje takime politike me mbështetës dhe banorë të komunave Bërdicë dhe Gur i Zi të rrethit Shkodër. Në këto takime është prezantuar projekti  i PSV 91 për ndryshimin e sistemit politik të 21 Prillit drejt një demokracie ku qytetarët dhe zgjedhësit të kenë fuqinë e kontrollit mbi politikën dhe qeverisjen qëndrore apo lokale. Koci theksoi se në dy vitet e fundit është shënuar një rënie e demokracisë, kufizim në përmasa të rrezikshme të pluralizmit dhe rritje në përmasa skandalesh të korrupsionit. Ne jemi për një sistem politik, i cili garanton kompetenca kushtetuese të perfaqësusve të popullit për të larguar nga pushteti qeverisjet e këqija jo vetëm një here në 4 vjet, u shpreh Koçi, duke shtuar se politikanët e pakontrollueshëm nga qytetarët dhe sistemi demokratik në fakt kontrollohen nga pushteti informal i mafies së korrupsionit. Koci deklaroi shpresën e përfshirjes të sa më shumë socialistëve në listat e PS dhe se kjo do ta forconte mundësinë e bashkëpunimit qeverisës mes dy koalicioneve të majta në 4 vitet e ardhshme. PSV 91 përfaqëson socialiste e majtë dhe jo socialistët përtej të majtës, u shpreh Koçi, duke theksuar se ne jemi e majta ndryshe nga Berisha, nuk jemi e majta njëlloj si Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›