Pavarësia e Kosovës dhe procesi i shpërbërjes se ish- Jugosllavisë
Nga Shinasi A. Rama
Problemi themelor politik, zgjidhja e të cilit do të përcaktojë edhe fatin e Kosovës në të ardhmen vazhdon të mbetet shpërbërja e ish- Jugosllavisë. Pavarësisht mendimeve të kundërta, unë pajtohem me Bacën, Adem Demaçi se ky proces nuk ka përfunduar, e bile se është shumë larg përfundimit. Në thelb, zgjidhjet e mundshme të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, nuk kanë ndryshuar fare gjate këtyre dekadave: njëra zgjidhje është e mbështetur në parimin politik (ish- republikat e krahinat autonome bëhen shtete të pavarura) dhe tjetra është e mbështetur në parimin etnik (kombet e ish- Jugosllavisë i krijojnë shtetet e tyre duke i shpërbërë republikat e krahinat autonome). Zgjidhja që synonin udhëheqësit politik në ish- Jugosllavi ka qenë shpërbërja e Jugosllavisë në bazë të kombësisë. Të huajt synonin e mbërritën të impononin zgjidhje politike dhe kjo u arrit në Bosnjë, Kosovë e Maqedoni. Megjithatë, nacionalizmi intens e ka minuar efektivitetin e kësaj përpjekjeje dhe flaka e nacionalizmit në Ballkan është më e ndezur se kurrë. Mirëpo, nëse të huajt e strukturat e tyre nuk e shuajnë dot flakën e nacionalizmit në Ballkan, këto zgjidhje politike të imponuara nga jashtë janë aranzhime të përkohshme. Herët a vonë, nacionalizmi i parive politike do të nxjerrë kokë e do të dalë si forca kryesore mobilizuese e grupeve të ndryshme të pakënaqura me gjendjen dhe do të afirmohet si parimi i ndërtimit të shteteve kombëtare që mandej do të duket se janë të paevitueshme. Si ilustrim, mund të themi se çdo ditë që kalon, patosi nacionalist vazhdon të jetë shumë i fuqishëm ndër paritë serbe, boshnjake, dhe maqedonase. Në veçanti, serbët, malazezët e maqedonasit janë shumë të vetëdijshëm për lojën ndërkombëtare e vendin që ato zënë në skemat e mëdha e në lojën e madhe politike. Ato e kanë kuptuar se mund të përfitojnë diçka duke u mbështetur tek rusët, kinezët, europianët etj. për të gjetur avokatë për variantin e tyre respektiv të shpërbërjes së ish- Jugosllavisë e për të rritur pazarin e kërkesave të tyre. Nga ana tjetër, ato po vazhdojnë të mobilizojnë grupin e tyre etnik për tu paraqitur si mbrojtës të ideve e të kauzës nacionaliste të kombit të tyre duke e mbajtur gjallë konfliktin etnik, çka duket se është më e dukshme se gjithkund tjetër në hapësirat e kontestueshme edhe brenda Kosovës, por edhe në Maqedoni e në trojet ku jetojnë shqiptarët në Serbi e në Mal të Zi. Përpjekja e pandërprerë dhe e përqendruar e parive sunduese serbe, malazeze e maqedonase për të thyer, asimiluar apo dobësuar vetëdijen politike të shqiptarëve ka pasur sukses dhe në arritjen e këtij objektivi, ato kane përdoruar me shume efikasitet institucionet shtetërore. Me fjalë të tjera, edhe pse në dukje e kontrollueshme nga jashtë, përplasja etnike në hapësirën e ish- Jugosllavisë vazhdon të jetë e fuqishme por vendosmërisht e përcaktuar prej nacionalizmit etnik, duke qenë se shteti shqiptar dhe paria e Tiranës janë të instrumentualizuar deri në palcë, Kosova konsiderohet si Piemonti shqiptar. Përpjekjet e të gjitha palëve për të zgjidhur problemin etnik shqiptar, problemin kyç e të pazgjidhur të Ballkanit, janë të përqendruara tek Kosova, që shihet si Piemonti i mundshëm shqiptar por edhe si qendra e ndërgjegjes së vërtetë kombëtare shqiptare. Asnjeri nga kombet e shtetet rreth e rrotull nuk e do krijimin e një shteti kombëtar shqiptar dhe të gjithë kanë arsye t'i druhen lindjes së një shteti të tille. Kosova, pra, është në qendër të kësaj përplasjeje të definuar nga përkatësia etnike, dhe fati i saj si shtet do të përcaktohet po prej kësaj përplasjeje.
Në këtë sens, si shoqëria shqiptare në Kosovë ashtu edhe shoqëritë e tjera shqiptare në ish- Jugosllavi, ne veçanti në Maqedoni, në Preshevë e në Mal të Zi, po përballen e do të vazhdojnë të përballen me trysni shumë të fuqishme që mund të çojnë edhe në rivlerësimin e gjendjes aktuale dhe përqafimin e zgjidhjeve të tjera të cilat shkojnë nga njëri ekstrem i zgjidhjes politike (rikrijimi në një formë tjetër i Jugosllavisë, dobarem si një seri protektoratesh politike evropianoperëndimore, të cilat janë të dallueshme edhe tash) tek një seri përplasjesh të ardhshme që me etapa do të çojnë në krijimin e shteteve kombëtare, edhe pse do të mungojë përputhshmëria e grupit etnik ose kombit me kufijtë e shteteve. Shoqëria shqiptare e Kosovës e në veçanti paria politike është e papërgatitur për t u përballur me problemet e shumta që do të lindin nga secila rrugë që mund të merret pavarësisht besimit tejet të përhapur por të pabazuar se pavarësimi i Kosovës ka qenë zgjidhja e të gjitha problemeve. Pavarësimi formal i Kosovës ka zgjidhur njëqind probleme por edhe ka krijuar shumë të tjera të cilat nuk po zgjidhen si duhet. Mbi të gjitha, as paria politike e Kosovës, amatore në politike dhe tejet e korruptuar, dhe as shoqëria shqiptare atje, që e ka humbur përqendrimin në objektivat politike themelore e afatgjata, nuk duken të përgatitura për të rivlerësuar krizën afatgjatë të shpërbërjes se ish- Jugosllavisë, të cilën pavarësa i Kosovës as nuk e zgjidhi e as nuk mundi që ta shmangë. Paaftësia për të vlerësuar si duhet gjendjen politike dhe për të peshuar rrugëzgjidhjet e mundshme, në një kohë jo të largët do të çojë edhe në një rivlerësim të vetë pavarësisë së Kosovës nga ana e popullit, që do të lodhet nga fjalët boshe, dhe që mandej mund të ndjekë rrugën e parisë së Kosovës, e cila e ka shkëmbyer objektin real të ndërtimit të shtetit me nevojën e ruajtjes së pushtetit për vete e për klanet e taborët e tyre personalë.
Last Updated on Monday, 30 March 2009 22:40