Korçë, kaloi mallra pa doganë, pranga doganierit
Një doganier është arrestuar në mesnatë në pikën kufitare të Kakavijës në kufi me Greqinë. Agron Basha 43-vjeç, me profesion doganier është prangosur pasi ka lejuar kalimin e mallrave pa zhdoganim. Tregtari nga Tirana Pëllumb Kaziu 37 vjeç kishte hyrë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, nga Greqia me mjetin e tij Mitsubishi me një sasi malli prej 16 televizorë Plazma, ku gjashtë prej tyre ishin 32 polsh dhe 10 të tjerët ishin 40 polsh, për të cilët nuk kishte paguar asnjë detyrim doganor.Për këtë arsye, tregtari është arrestuar në kushtet e flagrancës. Efektivët e sektorit të antikrimit ekonomik, janë vënë në lëvizje për rastin, duke kërkuar se cili ishte doganieri që kishte pasur turnin e natës. Policia ka zbuluar se Agron Basha nga Lazarati, ka qenë në krye të detyrës, në momentin që tregtari ka kaluar mallin pa e zhdoganuar atë. Në momentin që Basha, ka kaluar me makinën e tij me xhama të zinj përgjatë aksit rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ai është vënë re nga patrullat e policisë. Ai iu është paraqitur forcave të policisë rrugore, si oficer policie i Krimit Ekonomik në Tiranë, ku kare paraqitur një autorizim të firmosur nga ish-kreu i qarkullimit të Tiranës Krenar Ahmeti, mjet i cili sipas policisë ishte i falsifikuar. Agron Basha, tashmë do të gjykohet për krimin e “Kontrabandës me mallra të tjera”, “Përvetësim i titujve apo i detyrës shtetërore”, dhe ‘”shpërdorim detyre”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
...