Lojërat e fatit shkaktojnë një tjetër viktimë
Lojrat e fatit kanë shkaktuar një tjetër viktimë në mes të Tiranës. 35 vjeçari nga nga qyteti i Korçës, Shpëtim Xhenollari është qëlluar tre herë me armë zjarri teksa ka qenë duke luajtur në një qendër “Lojërash Fati”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:00 në një lokal bastesh sportive në kryeqytet, tek ish-parku i autobusëve. Xhenollari ka humbur jetën gjatë rrugës teksa po dërgohej drejt spitalit ushtarak. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet rreth shkaqeve që çuan në vrasjen e të riut korçar. Burime jozyrtare tregojnë se shkak ka qenë një mosmarrëveshje që viktima ka patur një vrasësin gjatë basteve.
...