Korçë, kamioni përplas makinën, 3 të plagosur

Tre persona, ku mes tyre edhe një fëmijë janë plagosur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec teksa makina me të cilën udhëtonin është përplasur nga një kamion.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit të Maliqit ku tre të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur kishin ndaluar me makinën e tyre në një karburant dhe teksa makina po dilte nga pika e karburantit për tu futur në rrugë kryesore është përplasur nga një kamion i cili po udhëtonte me shpejtësi.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar urgjentisht në spitalin e Korçës ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.