E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, kanos me armë 2 persona, shpallet në kërkim 24-vjeçari

Policia e qytetit të Korçës ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar i cili ka kanosur me armë dy persona.

Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se nisur proçedimi penal dhe ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Dhimitraq Tushi, i cili pak para mesnate ka kanosur me armë dy persona në lagjen Rrëmbec. Ngjarja ka ndodhurpër motive të dobta dhe vijonë kërkimet për 24-vjeçarin.

Po kështu policia e Korçës ka arrestuar edhe 29-vjeçarin, Arsen Dingelloshi i cili akuzohet për vjedhje me dhunë, pasi ka hapur me forcë derën e një magazine dhe ka vjedhur ushqime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›