Korce lufte parrullash neper mure

Konflikti i vjetër mes popullsisë çame dhe asaj greke ka marrë një trajtë paksa të veçantë në Korçë, edhe pse ne këtë qytet minoritetet greke dhe çame mungojnë. Ai po zhvillohet i heshtur dhe i moderuar, përmes parrullave. Në këtë mur të bardhë gati një muaj më parë ishin shkruar, si në shumë mure të tjerë, parrullat me ngjyrë të kuqe: “Love Çamëria!” dhe “Mos harroni Çamërinë!”.
Deri këtu nuk kishte asgjë të keqe, por dikujt, që vazhdon të mbetet anonim, i kanë vrarë sytë këto parrulla dhe me bojë sprajt blu ka dhënë kundërpërgjigjen e tij. Ai ka shkruar “ZITO PITULI!”
Për shumicën e banorëve të Korçës kjo përgjigje është e padeshifrueshme, mbasi nuk e dinë as gjuhën greke dhe as se kush ka qënë Pituli. Por vllehët e vjetër, që jetojnë në këtë qytet, e kanë deshifruar këtë përgjigje. Sipas tyre ajo përkthehet : “Rroftë Pituli!”. Dora që e ka shkruar këtë kundërparrullë ka dashur t’u kujtojë çamëve ditët e zeza që përjetuan në fund të Luftës së Dytë Botërore, atëhere kur sipas tyre çamët vranë mizorisht një djalë të ri nga fisi vllaho – grek i Pitulit. Më pas ata u përballën me një hakmarrje shumë herë më të ashpër dhe historike të këtyre të fundit.
Pasojat e kësaj hakmarrjeje kanë qënë tepër të dhimbshme. Dy fjalë ka shkruar personi anonim, por në to ka njëkohësisht shumë histori, shumë dhimbje e shumë kërcënim. Parrullat pro Çamërisë janë shkruar vetëm në këtë mur, që ndodhet përballë Parkut “Rinia”, afër Varrezave të Ushtarëve Francezë.
Jorgjeta Gjanci