Korçë, makina del nga rruga, 5 plagosen
KORÇE – Pesë persona u plagosën në një aksident që ka ndodhur në aksin e autostradës Korçë–Pogradec. Ngjarja u shënua rreth orës orës 14:45 të ditës së djeshme, pikërisht në vendin kur del në autostradë rruga e fshatit Sovjan. Mjeti “Volkswvagen Polo” me targë TR 6875 J, si rezultat i shpejtësisë tej normave të lejuara dhe tentativës për të realizuar parakalimin, i cili ishte i gabuar, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në hendek. Për pasojë janë plagosur të katër personat që ishin brenda mjetit: drejtuesi i tij, Kristian Korçari, 35 vjeç nga Tirana, Elvis Çaçi, 21 vjeç, Elona Çaçi, 25 vjeçe dhe Aristotel Çifligu, 31 vjeç, të tre banorë të Korçës. Në kohën që automjeti ka dalë nga rruga ka aksidentuar edhe kalimtarin e rastit Argent Hoxha, 21 vjeç, banor të fshatit Drithas në rrethin e Korçës. j.gj