Korcë, makina përplas 20 vjecarin, plagoset rëndë
Një 20 vjecar në qytetin e Korcës është aksidentuar rëndë pas përplasjes nga një makinë me targa të huaja. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në kryqëzimin para Bankës Kombëtare, ndërsa i riu është transportuar drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.
KORCË-Teksa tentonte të kalonte rrugën është përplasur nga një makinë me targa të huaja, një 20 vjecar në qytetin e Korcës. Edi Vangjeli, i aksidentuari ka marrë plagë të rënda në kokë. Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites në qendër të Korcës në nje nga kryqëzimet kryesore në sheshin para Bankës Kombëtare, gjatë kohës që 20 vjecari Edi Vangjeli po tentote të kalonte, duke i prerë rrugën një mjeti me targa të huaja. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka kërkuar transportimin e të riut drejt Spitalit ushtarak të Tiranës. Sipas burimeve nga policia 20 vjecari Edi Vangjeli ka pësuar një plagë në kokë pas rënies së tij mbi asfalt gjatë përplasjes.
(m.a/News24/BalkanWeb)