E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinis puna në Kapshticë

Ka rinisur puna në pikën kufitare të Kapshticës. Krahas vështirësive të motit të keq në kalimin e automjeteve, kaosit iu shtua dhe një defekt kopjuterik nga pala greke të cilët bllokuan punën duke krijuar radhë të gjata të emigrantëve.
 

Edhe mëngjesin e sotëm pati një fluks të dendur të udhëtarësh në hyrje dhe në dalje, ndërsa defekti i palës greke shtoi vështirësitë për qarkullim në kufi.
 

Pavarësisht problemit, autoritetet shqiptare u bënë thirrje emigrantëve shqiptare të shmangin kthimin e tyre në vendet e punës, përmes kësaj pike doganore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›