E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen tragetet në Durrës, pasagjerët kalojnë natën në port

Rreth 4 mijë pasagjerë kanë gdhirë natën e mbremshme në portin e Durrësit për shkak të vonesave të provokuara nga kushtet e rënduara të lundrimit në Adriatik.

Tragetet e nisura nga Bari kanë mëbrritur me disa orë vonesë duke bërë që nisja e pasagjëreve që bëhet rreth orës 21:00 te së premtes, eshte shtyre deri rreth ores 4:00 apo 7:00 të ditës sotme.

Në kushtet kur terminali ri i pasagjereve ende nuk ka përfunduar, udhetaret kanë qenë të detyrar që në kushtete tempertuarave të ulëta të qendrojnë në ambjent të hapur në portin e Durrësit, apo të strehoen në automjetet e tyre. Mes pasagjereve ka pasur gra e femijë dhe mosha te thyera.

Ndërkohë kapiteneria e përgjithshme ka urdheruar bllokimin e lëvizjeve të të gjithë mjeteve të tjera lundruese, duke nisur nga anijet e peshkimit, deri tek anijet e mëdha tregtare. Po ashtu, është urdheruar ndalimi i çdo lëvizje në dalje në portin e Vlorës, ndërkohë që po mbahet nën monitorim situata për faktin se edhe sot dallgëzimi në Adriatik ëstë tepër i lartë.

Sipas burimeve nga kapiteneria në portin e Durrësit në det të hapur forca arrin deri në 8 ballë. Përkeqësimi i kushteve në det po shkakton probleme serioze, për vetë faktin se në këtë periudhë evidetohet edhe fluski më i madh i pasagjerëve që lëvizin drejt porteve italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›