Tiranë, përleshje me grushtë mes të rinjve, 2 në spital

4 të rinj në kryeqytet janë përleshur mes tyre me grushtë, ku dy prej tyre kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:25 në Tiranë, ku katër të rinj janë rrahur me grushtë mes tyre dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy prej tyre, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 2 nga të rinjtë, që mendohet të jenë dhe autorët e rrahjes së dy të tjerëve janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Ndërkaq ende nuk bëhen të ditura identititet e të plagosurve dhe arratisura, ndërsa blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e motivit të konfliktit mes tyre.