E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, ndërtohet impianti për djegien e mbetjeve spitalore

Korçë - Përpunimi dhe asgjesimi i mbetjeve spitalore në Korçë tashmë nuk do të kryhet më në ambjent të hapur. Për vite me radhë mbetjet spitalore janë djegur në mënyra nga më të ndryshmet duke regjistruar kështu edhe shkelje të kritereve për përpunimin e tyre në impiante të posaçme. Me ndërtimin e autokllavës në spitalin rajonal të Korçës ka marrë fund  ndotja e ambientit e shkaktuar nga djegia e mbetjeve spitalore në terrren  të hapur. Ndërtimi i autokllavës për përpunimin e mbetjeve spitalore  duket se do të realizojë përpunimin dhe asgjësimin e mbetjeve spitalore të cilat janë disa herë  më të rezikshme se mbetjet urbane.

Pas këtij investimi pritet edhe sjellja e mbetjeve spitalore nga spitalet e rretheve të tjera të qarkut të Korçës ndërsa sipas të dhënave është duke u menduar që të krijohet edhe mundësia për përpunimin dhe diegien e mbetjeve spitalore edhe nga klinikat private gjë e cila do të evitonte mënyrat e ndryshme që përdoren nga këto të fundit për asgjësimin e mbeturinave.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Durrës, perurohet impianti i trajtim-riciklimit të mbetjeve
  2. Emigracioni rrit divorcet në Korçë
  3. Korçë, grabitësit vrasin të moshuarën

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›