E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallatet e rrezikshme, plasariten pas ndërtimit

Elbasan – Në qytetin e Elbasanit, së fundmi ka filluar ndërtimi i shumë pallateve të reja në zona të ndryshme. Por firmat e ndërtimit nuk i ndërtojnë ato sipas gjithë parametrave të sigurisë. Këtë fakt e tregojnë plasaritjet nëpër mure në një pallat që nuk ka shumë kohë që është ndërtuar, gati më pak se dy vjet.
Nqs se i hedhim një vështrim të përgjithshëm ndërtesës, do t´i dallojmë mjaft lehtë vendet e dëmtuara. Kjo gjë tregon fare mirë mungesën e përgjegjësinë që kanë firmat e ndërtimit. Të frikësuar e të shqetësuar jashtë mase, shprehen edhe banorët e këtij pallati.

“Ne jemi një familje e re në  këtë pallat, por sinqerisht që kushtet këtu nuk janë shumë të mira, jo ashtu siç ne prisnim. Pallati është i ri dhe kanë filluar plasaritjet si dhe lagështira nëpër mure. Jemi të frikësuar si  për vete si dhe për fëmijët”- shprehet një familje që ka shpenzuar tërë kursimet e saj për të blerë një apartament në këtë pallat. Realiteti është i hidhur, por i vërtet, jeta jonë rrezikohet çdo ditë nga mungesa e përgjegsjhmërisë dhe mungesa e kontrollit për sigurine e jetës sonë.

Elsa Agolli / IDEA/

Shkrime të tjera me interes:

  1. Zjarret, pallatet pa shkallë emergjnece. Jeta në dorë të fatit
  2. Prindër, ruani fëmijët nga lodrat kineze me kimikate të rrezikshme
  3. Tiranë, do të hipotekohen pallatet me probleme

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›