Thaçi takoi ambasadorin e belg në Kosovë, Pascal Gregoire

Në takim u bisedua për një varg çështjesh aktuale, përfshirë këtu procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Duke e falënderuar ambasadorin për kontributin e madh që Belgjika e ka dhënë për proceset zhvillimore në Kosovë, Kryeministri Thaçi potencoi si të domosdoshëm forcimin bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.
"Agjendë kryesore e Qeverisë së Republikës së Kosovës është agjenda e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në këtë drejtim, i gjithë përkushtimi ynë institucional është i fokusuar në përmbushjen e plotë të standardeve dhe kritereve të integrimit", u shpreh Thaçi dhe shtoi se roli mbështetës i Belgjikës në kuadër të procesit të integrimit evropian të Kosovës është i një rëndësie të veçantë.
Ndërsa, Ambasadori i Belgjikës në Kosovë, Pascal Gregoire përgëzoi Kryeministrin Hashim Thaçi për qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
"Në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadori belg, Gregoire vlerësoi si hap të rëndësishëm nisjen sa më të shpejt të dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës", thuhet ne njoftimin e Zyres se Kryeministrit.