E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, ngroheshin me qymyr, vdesin të asfiksuar burrë e grua

KORCE-Një cift të moshuarisht kanë gjetur vdekjen në gjumë nga gazi karbonik i prodhuar nga djegia e qymyrit që e përdornin për ngrohje.

Ngjarja është shënuar në fshatin Lumalas te komunes Bulgarec rreth orëve të para të mëngjesit në familjen Shaholli, ndërsa trupat Sadik e Firdez Shahollit u gjetën të pajetë sot paradite. Dyshohet se vdekja e ciftit Shaholli ka ndodhur teksa ata ndodheshin në gjumë.
 
Policia dyshon se duke lënë mangallin me qymyr ndezur për tu ngrohur gjatë natës, cifti ka thithur me shumicë gazrat karbonike të cliruara nga djegia e qymyrit.
Gjithsesi do të jenë hetimet e plota të policisë që do të nxjerrin versionin zyrtar të vdekjes së ciftit të të moshuarve.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›