E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, nis Festivali Ndërkombëtar i Monodramës

çdo aktor do të përfaqësojë vendin e tij. Pjesët do të interpretohen në pika turistike të Qarkut të Korçës, si Voskopojë, Dardhë e Pogradec, duke e kthyer këtë festival ndërkombëtar në një teatër shëtitës dhe me përparësi për tërheqjen e turistëve. Sipas Dhimitër Orgockës, drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës, ky edicion i pestë i “Albamonos” do të sjellë drama të përzgjedhura me tematikë të larmishme.

Ato do të jenë si bashkëkohore ashtu edhe klasike dhe që i përshtaten traditës sonë teatrore.
“Gjatë ditëve të festivalit do të jepen 10 shfaqje dhe si veçanti e këtij aktiviteti janë edhe 2 shfaqje të tjera për ditën e teatrit rinor. Po kështu, në këtë edicion, për herë të parë janë programuar edhe “Ditët e Maqedonisë” me tri shfaqje teatrore nga trupat e këtij vendi”, thotë Orgocka ndërsa shton se në festival do të marrin pjesë artistë nga Greqia, Serbia, Azerbajxhani, Zvicra, Kosova, e natyrisht nga Shqipëria.

Sipas tij, përzgjedhja e trupave pjesëmarrëse në festival është bërë me kujdes. “Nga 32 trupa teatrore nga e gjithë bota, me të cilat kemi kontaktuar, janë përzgjedhur 10 prej tyre, që përbëjnë një bazë të mirë konkurrimi për këtë aktivitet artistik”nënvizoi Orgocka. Juria e këtij festivali është e përbërë nga pesë artistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të vlerësojë shfaqjet dhe aktorët më të mirë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›