Korçë, nis prishja e objekteve pa leje
Inspektoriati i ndërtimit në qytetin e Korcës ka nisur prishjen e objekteve pa leje me qëllim shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. Inspektoriati ka evidentuar 40 objekte pa lejetë që do të prishen të cilat janë kryesisht garazhde dhe rrethime ne katet e para të pallateve.
Aksioni ka filluar me objektet pa leje në lagjen nr 4 të qytetit,për të vijuar në ditët e ardhshme në pjesë të tjera të Korçës.Investimet që bashkia do të fillojë në këto zona kanë për objektiv ndërtimin e qëndrave argëtuese për fëmijë,por edhe për të rritur në hapsirat ndërmjet pallateve gjë që ka përshpejtuar aksionin për prishjen.Në ditën e parë të këtij aksioni janë prishur 10 objekte,ndërsa deri në fund të javës së ardhshme do të ndërhyet në të gjitha ato zona ku ndërtimorët kanë evidentuar ndërtimet e paligjshe që i sjellin më shumë kaos qytetit.
Albana Cakshiri < I mëparshmi