1 maji, kryeqytetasit festime nga liqeni
Jo të gjithë ia kanë ngenë e protestave e politikës. Një pamje krejt tjetër jetësore ofron kurora e gjelbër e Tiranës. Këtu jeta mbretëron më të gjithë kuptimin e saj, larg nga rrëmuja e rrëmeti që ofron qendra e kryeqytetit.
Mijëra qytetarë kanë zgjedhur të festojnë kështu spontanisht. Qindra prej tyre shijojnë një kafe buzë liqenit. Sepse jeta është edhe relaks. Dikush ka marrrë bicikletën e ka dalë. Një tjetër patinat. Një tjetër provon fatin me këtë lojë. Sepse jeta është edhe sport.
Fëmijë që luajnë. Fëmijë që shëtisin. Ndërsa kjo vajzë e re këtë 1 maj e ka ditën më të lumtur të jetës së saj. Sepse jeta është jetë. Mushkëria e gjelër e kryeqytetit i ka rrugët e saj të mbushura plot. Janë aty qytetarë të thjeshtë. Aty ka zgjedhur ti kalojë ca orë të kësaj paraditeje edhe shkrimtari i madh me botuesin e tij. Sepse jeta është edhe larmi.
Jo shumë larg prej këtu atje poshtë nga bulevardi ku ka protestë e festë bashkë ndoshta nuk e mendojnë se ka edhe një pamje të tillë. Këtu ka lirizëm e atje egërsi. Ndoshta jo rastësisht edhe luanët e vërtetë kanë zgjedhur të dremisin në këtë paradite.
Adi Darsi < I mëparshmi