E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, nis procesi penal për 35-vjeçarin Velo

Ndaj shtetasit Nikolla Velo, 35-vjeç ka nisur procesimi penal në gjendje të lirë, pasi ai akuzohet për kanosje.

Ky procedim ka filluar pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A.K 54 vjeç banues në Korçë, i cili thekson se pas një grindje me shtetasin e mësipërm, ky i fundit e ka kanosur me fjalë.

Vlen të theksohet se këta shtetas kanë një konflikt të vazhdueshëm pronësie, i cili është dhe shkaku i kësaj ngjarjeje të ndodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›