Fier, arrestohen 2 persona për shitje të lëndëve narkotike
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi ata akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 21 vjeçari Zhanri Gjini, dhe 18 vjeçari Gerald Kenuti, banues në Lushnje, janë arrestuar pasi iu gjetën një sasi prej 3.7 gram lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Canabis-Sativa.