AK con në Kushtetuese votimin e ligjit të regjistrimit
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka vendosur të ankimojë votimin në Parlament të projektligjit të ndryshuar për regjistrimin e popullisë mbi baza etnike e kombëtare. Kjo lëvizje deklaron se bëhet fjalë për një skandal të cilët ata e kanë bërë publik sot për mediat.
Aleanca Kuq e Zi do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe Brukselit në lidhje me votimin në parlament. Sipas kësaj lëvizje në Parlament nuk votuan 72 deputetë, por 70 pasi dy deputetë mungonin. Bëhet fjalë për deputetët e Partisë Demokratike Lefter Maliqi dhe Gëzim Dibra.
Aleanca insiston se votimi i këtij ligji ishte i turpshëm, pasi u votua me dy duar dhe u numëruan vota edhe për dy deputetët që kanë qenë jashtë shtetit dhe jo në sallën e Kuvendit gjatë procesit të votimit.
“Votimi për regjistrimin ishte një atentat ndaj Parlamentit dhe parlamentarizmit. Ne nuk e njohim votimin e parlamentit. Vota sipas Kushtetutës është vetjake”, u shprehën aktivistët e AK.
(m.a/BalkanWeb)