E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-burgu i Spaçit, Muze Kombëtar

Më shumë se dy dekada që kurse u shemb sistemi komunist, qeveria kujtohet për ta shndërruar në muze burgun ku u torturuan qindra e mijëra shqiptarë.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit kuvendor të partisë së tij, ku ka informuar mbi një takim të zhvilluar me ish të përndjekur politik. “Sot prita një përfaqësi të zgjeruar të të përndjekurve politikë, të cilët me përgjegjësi të lartë paraqitën një seri kërkesash, tërësisht të bazuara në rezolutën e Parlamentit shqiptar të votuar në vitin 2006. Ata kërkojnë ngritjen në Tiranë të Obeliskut të martirizimit të tyre. Mendoj se kjo është një kërkesë e drejtë që duhet të plotësohet. Kërkojnë që kujtesa historike të vendoset dhe në këtë aspekt qeveria do të vendosë për shndërrimin e Kampit të Përqendrimit të Spaçit në Muze Kombëtar”, tha Berisha.

Të përndjekurit kërkuan përshpejtimin  e punës te komisionit parlamentar për hetimin  krimeve te komunizmit, rishikimin e ligjit të lustracionit, bërjen publike dhe hapjen e dokumenteve që dëshmojnë krimet e regjimit komunist, hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, rishikimin teksteve shkollore që trajtojnë historinë, ngritjen e një muzeu të mirëfilltë për krimet  e komunizmit, si dhe ngritjen  e një memoriali në nder të viktimave të komunizmit./Start/

                                                                                             2011-07-18 17:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›