E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Kam dokumentacion të plotë për pafajësinë time

 

Ka dalë në konferencë për shtyp ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, për t'iu kundërpërgjigjur kërkesës së kryeprokurores Ina Rama, e cila i ka kërkuar kuvendit heqjen e imuniteti të Fatmir Mediut.

Mediu u shpreh para gazetarëve duke thënë: "Jam i bindur në pafajësinë time ligjore dhe kam dokumentacion të plotë që vërtetojnë pafajësinë time në lidhje me tragjedinë e Gërdecit". Mediu e quajti të njëanshme kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit, duke sqaruar se ai është vënë në dispozicion të hetimeve që në momentin kur dha dorëheqjen. Ish-minstri deklaroi se dorëheqja e tij erdhi për arsye morale për respekt të familjarëve të viktimave por theksoi se nuk do të lejojë që arsyet morale të përdoren për arsye ligjore. Dokumentacioni që ai thotë se ka në dorë do ta bëjë publike për median, parlamentin shqiptar dhe për Prokurorinë, të cilën ai e ka akuzuar për hetim të njëanshëm dhe tendencioz, pasi nuk fshihet pas imunitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›