Korçë, plagoset me armë zjarri një 25-vjeçar
Pasditen e djeshme te vendi i quajtur "Trekëndëshi" pas një konflikti për motive të dobëta, është qëlluar më armë zjarri Markelian Bushaj. Zënka ka ndodhur midis shtetasve Markelian Bushajt, 25 vjeç dhe Edjon Miho, 28 vjeç, i dënuar më parë, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri ndaj Markelian Bushos, duke e plagosur në këmbë. Është ndaluar autori i kësaj ngjarjeje Edjon Miho, ndërsa Markel Busho është çuar në spitalin rajonal të Korçës. Edjon Miho është ndaluar nga uniformat blu dhe mbi të rëndojnë dy vepra penale ajo e 'armëmbajtjes pa leje' dhe 'tentativë për vrasjeje'.