Rritet fluksi i këmbimeve, BSH ndërhyn në treg
Banka e Shqipërisë po ndërhun në treg për të mos lejuar dobësimin e euros nga shkëmbimet që po bëjnë emigrantët e kthyer në atdhe për festën e pashkëve. Agjentët në tregun e këmbimit bëjnë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit është rritur ndjeshëm fluksi i këmbimeve, çka do të çonte në një prishje të ekuilibrave në tregun e këmbimit. Ata njoftojnë gjithashtu se për të shmangur këtë dukuri, banka qendrore ka ndërhyrë, duke blerë valutën e tepërt dhe duke balancuar kështu tregun. Si rezultat në agjencitë e këmbimit, dollari blihet me 77.0 lekë dhe shitet me 78.4 leke, ndërsa euro këmbehet me 122.0 lekë në blerje dhe me 122,5 lekë ne shitje. Krahasuar me disa ditë më parë kemi një forcim të lehtë të të dyja valutave të forta, si pasojë e ndërhyrjes së institucionitmbikëqyrës bankar. Agjentët në tregun e këmbimit bëjnë të ditur gjithashtu se fluksi i shkëmbimeve valutore ka qenë i njëjtë me atë të një viti më parë por ashtu edhe shumat që emigrantët këmbejnë të cilat janë relativisht të ulëta për shkak të ditëve të pakta të qëndrimit të tyre në atdhe.