Haga padi një ish-ministri në Kosovë
Prokurorët e Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës kanë akuzuar dy shqiptarëduke përfshirë edhe një ish-ministër të qeverisë se Kosovës me akuzën e ndikimit tek dëshmitarët gjatë procesit të gjykimit të ish-kryeministrit të Kosovës zotit Ramush Haradinaj.
Nga burimet e Agjencisë Rojter bëhet e ditur se në korrikun e kaluar ministri i Kulturës i Kosovës Astrit Haraqija dhe një nënpunës i kësaj ministrie Bajram Morina u munduan të ndikojnë tek një dëshmitar i cili do
të dëshmonte gjatë gjykimit të zotit Haradinaj.
Zoti Haraqija pranon të përgjigjet para gjykatës pasi ka besim te drejtësia
që jep Gjykata e Hagës .
Bëhet e ditur se zoti Haraqija ishte njëri nga tre themeluesit e
"Komitetit të Mbrojtjes të Ramush Haradinajt" .