Korçë, objektet kulturore drejt "rifreskimit"
Pritet ndërhyrja në 4 objekte të shpalluar monument kulture
Objektet më të rëndësishme të kulturës në juglindje do ti nënshtrohen ndërhyrjes për restaurim. Do të jenë plot katër objekte me statusin Monument Kulture në qytetin e Korçës të cilave iu ka ardhur radha për tu rifreskuar. Do të jetë ndërhyrja restauruese që do tu japë një fytyrë të re katër objekteve më të njohura të trashëgimisë sonë kulturore në juglindje të vendit. Me vlera të rralla historike dhe jo vetëm, këtë herë është planifikuar që objektet e shpallura monument kulture dhe të cilat nuk kanë pasur ndërhyrje në vitet e fundit, të plotësohen me investime për të ruajtur të gjalla karakteristikat dhe veçoritë e tyre, por edhe për ti mirëmbajtur nga dëmtimi që ka ardhur në dekada. Bëhet fjalë për restaurimin e arkitekturës së kishës së vjetër shekullore të Ristozit në fshatin Mborje e cila daton nga fillimshekulli i XIV, godina e Muzeut Arkeologjik një shtëpi tërësisht karakteristike në lagjen muze të Korçës, shtëpinë-muze të Piktorit të Popullit Vangjush Mio, dhe plotësimin me restaurime në fazën e dytë të pazarit karakteristik të qytetit të Korçës.
Investimet
Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Dhori Theodhori, ka pohuar për gazetën se këtë vit janë parashikuar investime në ato objekte të trashëgimisë të cilat nuk kanë pasur ndërhyrje. Kështu, në kishën e Ristozit është punuar për restaurimin e afreskeve gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që për shkak të vjetërsisë së objektit ka nevojë për kryerjen e punimeve në pjesën arkitekturore të këtij objekti kulti i cili është një nga dëshmitë më të rralla të kohës nga vjen jo vetëm në qarkun e Korçës por gati në të gjithë vendin. E reja e këtij viti është palikimi i projektit në shtëpinë muze të Vangjush Mios, e cila ndodhet për fat të keq në gjendje shumë të vështirë, pasi ka më shumë se 50 vjet që nuk është vënë dorë si dhe godinën e muzeut arkeologjik, ndërkohë që pas fazës së parë të restaurimit të fasadave të dyqaneve të pazarit, do të vazhdojë kompletimi i anës arkitekturore me elementët që ruajnë anën tradicionale të tij. "Ndërhyrjet në fjalë janë shumë të nevojshme, por ka ardhur koha që gjithçka të konkretizohet. Këto janë objekte me vlera historike dhe kulturore të trashëgimisë sonë të pasur. Katër objektet e lartpërmendura janë të parat për këtë vit ku do të zbatohen projektet tona me investim të buxhetit të shtetit dhe synojnë të ruajnë vlerat që kanë këto pasuri. Zbatimi i tyre do të realizohet në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ndërkohë që pritet të aprovohen edhe projekte të tjera po ka të rëndësishme. Gjatë vitit të kaluar janë restauruar dhe kryer ndërhyrje me investime në tetë objekte kulturore, ndërsa synimet tona janë për të tjera ndërhyrje", sqaron drejtori i Monumenteve të Kulturës së rajonit juglindor. Kështu me përmirësimin e kushteve klimaterike të motit do të nisë dhe puna në katër objektet të cilat ndodhen tre në qytetin e Korçës dhe i katërti në fshatin Mborje.