E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, vret veten ish kreu i PD, mësoi se vuante nga një sëmundje e pashërueshme

Ish- kryetari i Partisë Demokratike Vlorë, Shpëtim Xhyheri ka vrarë veten me çifte në një gjendje depresioni nervor dhe teksa ndodhej i vetëm në banesë. Ai njihej nga të gjithë vlonjatët jo vetëm si një nga themeluesit e PD, por edhe si një të cilësuarit si qëndrestarët e PD. Ndërkaq, gjatë kohës që PD ka qenë në pushtet, Xhyheri ka qenë njëkohësisht edhe në shumë poste drejtuese. Gjatë viteve 2003 2004 ai ka qenë kryetar i PD dega Vlorë e njëkohësisht edhe kryetar i grupit të këshilltarëve demokratë në këshillin bashkiak. Sipas hetimeve të para rezulton se ai ka kryer aktin makabër pasi ka marrë vesh se prej sida muajsh vuante nga një sëmundje të pashërueshme. Ai ka qenë një nga intelektualët më në zë në qytetin bregdetar dhe pjesë aktive e politikës në vitet e demokracisë.
Ngjarja   
Shpëtim Xhyheri banonte në lagjen 15 tetori. Ai kishte edhe një dyqan fare pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Rreth orës 12:00 të mesditës së djeshme, në një moment kur në banesë nuk ndodhej njeri, ai ka marrë një armë gjahu tip çifte dhe e ka zbrazur në kraharor. Gjuajtja është dëgjuar nga fqinjët që kanë vrapuar menjëherë në dhomën ku rrinte Xhyheri, por e kanë gjetur atë mes gjakut. Ata janë munduar ti japin ndihmën e parë dhe menjëherë është lajmëruar spitali rajonal që ndodhet jo larg nga banesa e tij dhe prej andej ka ardhur urgjent nja autoambulancë. Ajo e ka marrë menjëherë atë për ta çuar në spital. Mjeku që ndodhej në autoambulancë ka treguar se gjatë kohës së transportimit ai akoma kishte shenja jete dhe kishte rrahje pulsi, megjithëse ishte pa ndjenja dhe në një gjendje të rëndë shëndetësore. Mirëpo sapo ka mbërritur në spital ai ka ndërruar jetë. Çdo ndërhyrje mjekësore ka qenë e kotë, pasi saçmat e çiftes e kishin marrë në gjoks pranë zemrës dhe humbja e madhe e gjakut ka qenë fatalë për jetën e tij. Më pas trupi i tij është shoqëruar në morgun e qytetit ku edhe ti pritet ti bëhet autopsia.
Personaliteti dhe shkaqet   
Shpëtim Xhyheri njihej në qytetin bregdetar jo vetëm si një nga themeluesit e PD-së në qytetin bregdetar, por edhe sepse rridhte nga një familje me të kaluar të hidhur në regjimin komunist. Ai ka qenë gjithmonë në postet drejtuese të kësaj partie dhe prej vitit 2003 deri në 2004 ka qenë edhe kryetar i kësaj dege. Njëkohësisht, ai ka qenë edhe kryetar i grupit të këshilltarëve demokratë në këshillin bashkiak dhe nga më aktivët në kundërshtimet e këtij grupi ndaj drejtuesve të bashkisë që kanë qenë përfaqësues të PS-së. Më pas ai ka qenë drejtor i portit të Skelës dhe pak muaj më parë ka dhënë dorëheqjen edhe nga drejtor i Policisë Ndërtimore në qarkun e Vlorës. Xhyheri Kishte disa kohë që bënte një jetë të tërhequr nga politika.

Last Updated on Friday, 27 February 2009 22:39

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›