E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karnavalet e Korçës të ftuar në Festivalin Ballkanik

Në Festivalin Ballkanik të Karnavaleve, që do të zhvillohet në datat 28-1 mars në Prilep të Maqedonisë do të marrin pjesë dhe Karnavalet e Korçës, të cilat do t;i bashkëngjiten këtij aktiviteti të rëndësishëm për jetën kulturore të këtij vendi. Nga Drejtoria e Qendrës Kulturore "Vangjush Miomësohet se nga grupet e ndryshme të karnavaleve, që janë ngritur dhe e ruajnë këtë traditë të kulturës në rrethin e Korçës, janë përzgjedhur 50 vetë, kryesisht nga qyteti i Korçës, por edhe nga fshatra të tij si Polena, etj. Karnavalet e Korçës, sikurse dhe serenatat, ballot, çelja e kinemave, organizimet shoqërore me piknike, shfaqjet teatrore, etj, janë dëshmi e kulturës dhe e një tradite qytetare në këtë zonë juglindore të vendit. Qyteti i Korçës në këto vite ka pasur veprimtari të shumta kulturore dhe artistike, e ndër to edhe organizimin e karnavaleve, zanafilla e të cilave daton në vitet '30 të shekullit të kaluar. Dëshmitë dhe fotot e kohës, tregojnë se karnavalet në Korçë dokumentohen si fillesa e një tradite të veprimtarive të gëzueshme qytetare. Festa e karnavaleve në qytetin e Korçës zhvillohej në dy ditë. Ditën e dielë ishte ditë feste për fëmijët , të quajtur ndryshe " rogeçët e vegjël". Nënat i sajonin fëmijët ( djemtë) si vajza, duke i veshur me fustane, ndërsa vajzat i vishnin me pantallona. Fëmijëve u blinin edhe maska , kapele letre dhe i ngjyrosnin në fytyrë me bojë. Grupet e fëmijëve gumëzhinin me harenë e hyre në sokakët e qytetit të Korçës dhe hynin nëpër shtëpitë e qytetit të veshur me maska. Në mbrëmje kalonin në paradë karnavalesh grupe të ndryshme karnavaleske sipas shoqërive të caktuara në bulevardin kryesor të qytetit. Qyteti i Korçës gjatë viteve të fundit ka ringjallur traditën e festës së karnavaleve. Pas viteve 1990-të janë organizuar disa festa karnavalesh, por kulmi i aktiviteteve artit vitin e kaluar me organizimin nga ana e bashkisë së Korçës të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, që u zhvillua në vjeshtë me pjesëmarrjen e më shumë se 16 grupeve të ndryshme të karnavaleve jo vetëm nga vendi, por edhe nga Greqia, Italia, Bullgaria, Mali i Zi etj. Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve që u zhvillua në qershor të vitit të kaluar në Korçë synoi së pari të rikthejë një traditë qytetare korçare të viteve '30-të. Grupet e gëzueshme të fëmijëve, me maska dhe veshje të ndryshuara nga djemtë dhe vajzat, zhvillonin në atë kohë paradë në qytet dhe argëtonin nëpër shtëpitë e banorëve të Korçës. Pra , festivali pati si qëllim që të rikthejë një traditë të vjetër të kulturës korçare, e nëpërmjet saj të bëjë të njohur qytetin e Korçës, jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë për potencialet dhe mundësitë e tij në aspektin turistik. Ndërkohë që pas disa ditësh karnavalet e Korçës do të përfaqësojnë vendin tonë në një prej evenimenteve më të rëndësishme kulturore Ballkanike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›