E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapar, vdes në podiumin e një konference Demir Nuellari

26/08/2010 Ka qenë duke referuar në një veprimtari kushtuar Riza Cerovës, pësoi atak kardiak

SKRAPAR –Një ngjarje e rrallë dhe e pazakonte ka ndodhur paraditen e djeshme në qytetin e Çorovodës të rrethit të Skraparit. Teksa fliste në podiumin e një takimi ka vdekur në vend nga një atak kardiak kryetari i veteranëve Demir Nuellari. Burime nga vendi ku ka ndodhur ngjarja tragjike pohuan për gazetën se kryetari i veteranëve Nuellariu, ka qenë duke folur në një veprimtari përvjetori kushtuar figurës të patriotit Riza Cerova, por nuk ka mundur të përfundojë

fjalimin e tij, pasi një goditje në zemër e ka shkëputur nga jeta duke rënë nga podiumi përtokë. Ngjarja e rrallë dhe tragjike ka ndodhur në orët e parë të paradites së djeshme në sallën e konferencave të pallatit të kulturës “Riza Cerova”, që ndodhet në qendër të qytetit. Burime zyrtare nga organizatorët e kësaj konference bënë me dije se në orën 10.00 të paradites së djeshme në sallën e konferencave të pallatit në fjalë ka filluar një veprimtari përkujtimore kushtuar figurës patriotike të Riza Cerovës. Rreth orës 10.20 minuta nga drejtuesit e takimit fjalën e ka marrë edhe kryetari veteranëve të rrethit të Skraparit Demir Nuellari, i cili ka filluar të flasë më shumë se 15 minuta, por në një moment ai është shkëputur nga podiumi dhe ka rënë përtokë duke bërë që të alarmohen pjesëmarrësit në këtë veprimtari. Disa nga pjesëmarrësit në këtë konferencë, të cilit i kanë ardhur në ndihmë kryetarit të tyre në fillim me mjete rrethanore duke i bërë një frymëmarrje artificiale. Më pas është njoftuar menjëherë ambulanca e spitalit, e cila ka mbërritur për pak minuta pranë pallatit të kulturës. Grupi i mjekëve të spitalit e kanë marrë me vete në spital për t’i dhënë një ndihmë më të specializuar, por çdo mundim ka qenë i kotë, pasi zëmra 90-vjeçare e kryetarit të veteranëve kishte pushuar që në momentin e parë. Më pas kanë qenë mjekët e spitalit ata që kanë konfirmuar vdekjen e Nuellarit, ndërsa konferenca kushtuar patriotit Riza Cerova ka ndërprerë punimet për nder të kryetarit tashmë të larguar nga jeta. Pjesëmarrësit në konferencë të shokuar nga ngjarja e pa zakontë kanë ndërprerë çdo veprimtari të përgatitur për t’u zhvilluar në ditën e djeshme dhe të sotmen dhe kanë shkuar për ngushëllim në familjen e kryetarit të tyre të ndarë nga jeta para syve të tyre, gjë e cila u dukej krejt e pabesueshme. Madje disa veteranë që shkuan në spital nuk i besuan bluzat e bardha kur këta të fundit dolën nga urgjenca e spitalit dhe u dhanë lajmin për vdekjen e kryetarit të tyre. Gjatë gjithë kohës nga momenti i rënies përtokë nga podiumi deri në momentin kur bluzat e bardha konfirmuan vdekjen e Nuellarit i pranishëm dhe shumë i interesuar ka qenë nën kryetari i Kuvendit të Shqipërisë njëkohësisht dhe deputeti i Skraparit Nasip Naçi, i cili ka qenë i ftuari i nderit në këtë veprimtari kushtuar patriotit Cerova. Nënkryetari i Kuvendit Nasip Naci ka tentuar të njoftojë edhe një helikopter për ta nisur në një nga spitalet e kryeqytetit, por kanë qenë bluzat e bardha ato që kanë ndaluar një veprim të tillë. Nuk ka asnjë mundësi ndihme kanë pohuar mjekët e spitalit, pasi zemra e pacientit ka pushuar brenda pak sekondave nga goditja që ka marrë. Lajmin për vdekjen e njërit nga njerëzve më të nderuar të rrethit të Skraparit njëkohësisht dhe kryetari i veteranëve të këtij rrethi ka qenë i pabesueshëm. Sipas burimeve që kanë pohuar për gazetën shumë banor të qytetit të vogël me 12 mijë banorë janë mbledhur tek afishja dhe nuk u kanë besuar syve, pasi vetëm një orë më parë ata kanë parë Nuellarin teksa pinte kafen në qendër të qytetit tek Bar- kafe “Verori”. Pas konfirmimit kryesia e veteranëve të rrethit të Skraparit ka ndërprerë punimet e konferencës, ndërsa është marrë me organizimi e ceremonisë të dhënies të lamtumirës të fundit të kryetarit të veteranëve pjesë e të cilëve janë dhe vetë ata.

Spitali

Burime nga bluzat e bardha konfirmojnë në një deklaratë për shtyp se rreth orës 10.15 minuta këta të fundit janë lajmëruar për një ndihmë mjekësore tek pallati i kulturës “Riza Cerova” dhe menjëherë kanë nisur një grup mjekësh dhe infermierësh. Më pas ambulanca me trupin e pacientit ka mbërritur në spital për një ndihmë më të specializuar veç asaj të shpejt në vendin ku dhe ndodhi ngjarja tragjike. Sapo pacienti ka mbërritur në urgjencën e spitalit i është afruar e gjithë ndihma mjekësore, por mjekët specialist kanë vërejtur nëpërmjet aparaturave të zëmrës se zëmra e veteranit ka pushuar së punuar pas sekonda pas rënies përtokë nga podiumi i mbledhjes në fjalë. Në këto kushte mjekët kanë konfirmuar vdekjen e pacientit dhe kanë kryer proceduara e tjera mjekësore dhe ato mjeko-ligjore. Kanë qenë familjarët, të afërmit, miqtë dhe shokët e tij ata që kanë marrë trupin e pa jetë të kryetarit të veteranëve për ta çuar më pas në familjen e tij.

Lajmi për humbjen e jetës në mënyrë të pazakontë ka rënë si bombë në shtëpinë e Demir Nuellarit, pasi pjesëtari i familjes ka qenë shëndosh e mirë madje sipas pohimeve nga të afërmit e tyre Demiri ka qenë shumë entuziast, pasi kishte ditë që përgatitej për këtë veprimtari dhe nuk kishte treguar apo shfaqur asnjë shqetësim për shëndetin. Sipas tyre, 90-vjeçari Nuellari gëzonte shëndet të plotë dhe ishte shumë energjik. Kur këta të fundit kanë mësuar lajmin u është dukur i pabesueshëm dhe kanë shkuar njëherë në fillim në sallën ku zhvillohej mbledhja dhe më pas në spital ku kanë mësuar dhe vdekjen e njeriut të tyre më të mirë më të dhimbsur. Po gjatë mesditës dhe në orët e vona të pasdites së djeshme në familjen e kryetarit të veteranëve kanë shkuar për ngushëllime shumë miq e shokë shumë banorë të qyteti.

Homazhet

“Demiri ishte një njeri i dashur dhe i respektuar” ishin fjalë, të cilat dëgjoheshin gjatë homazheve në familje dhe jashtë saj.

Nën kujdesin e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Nasip Naçi njëkohësisht dhe deputet i rrethit të Skraparit në bashkëpunim me organizatorët dhe kryesinë e veteranëve të rrethit të Skraparit u vendos që në orën 10.00 deri në orën 11.00 në hollin e pallatin e kulturës “Riza Cerova”, të organizohen homazhe për nder të kryetarit të veteranëve të rrethit të Skraparit Demir Nuellari, këtij njeriu të nderuar të dashur dhe të respektuar të këtij rrethi. Për një orë familjarë, të afërm dhe miq e shokë, si dhe banorë të qytetit të Çorovodës do të bëjnë homazhe nderi për t’i dhënë lamtumirën e fundit këtij njeriu të shquar, shokut dhe mikut të tyre të dashur të qytetit të tyre. Homazhe do të bëjnë dhe nënkryetari i Kuvendit Nasip Naçi, krerë të pushtetit vendor, si dhe kuadro të tjerë të qarkut dhe të prefekturës të Beratit ku dhe është në juridiksionin e tij dhe rrethi i Skraparit. Po banorë dhe krerë të pushteti vendor dhe banorë të qytetit do të ngushëllojnë të afërmit e familjarët e mikut dhe shokut të tyre të shtrenjtë. Nasip Naçi, nënkryetari Kuvendit në një prononcim për gazetën tha: “Vdekja e kryetarit të veteranëve të Skraparit Demir Nuellari është sa tragjike po aq dhe e dhimbshme. Demir Nuellari ishte një burrë i zgjuar, gjithë jetën ka qenë një veprimtar i mirë një kuadër i respektuar dhe i nderuar i këtij rrethi. Një njeri i cilësuar si një nga emrat më të nderuar të rrethit të Skraparit ndaj dhe e kemi nderuar duke me shumë medalje dhe urdhra të ndryshme nderi”.

DEMIR HAMIT NUELLARI

Lindur më 13 shtator 1925 në Zhaban të rrethit të Skraparit

Ka marrë pjesë në Ushtrinë Nacional – Çlirimtare prej korrikut 1943 deri në

korrik 1945 në Çetat dhe Grupin e Skraparit dhe në Brigadën e VII Sulmuese.

Mbas çlirimit ka kryer detyra te rëndësishme ne drejtimin e vendit si;

Shtator 1947-shkurt 1948 Komiteti i rinisë Skrapar

Shkurt 1948-korrik 1951 komiteti i Partisë Skrapar

Korrik 1951- Gusht 1956 Komiteti Ekzekutiv Skrapar

Janar 1956- Shtator 1960 komiteti i partisë Skrapar

Shtator 1960- shtator 1962 Instituti i larte bujqësor.

Shtator !962-janar 1965 ndërmarrja bujqësore Lushnjë

Janar 1965- Janar 1967 komiteti i partisë Skrapar

Janar 1967- janar 1970 SMT Skrapar

Janar 1970- maj 1975 Komiteti Ekzekutiv Skrapar

Maj 1975 – deri në daljen në pension , Drejtor i ndërmarrjes bujqësore Skrapar.

Shkollimi: Korrik 1951-Korrik 1952, shkolla e oficereve Tiranë, Shtator

1952-gusht 1954 Shkolla 2-vjeçare e Partisë Tiranë, Shtator 1960-nëntor 1962

Instituti i lartë bujqësor..

Vlerësime: Medalje e “Kujtimit”, e “Çlirimit”, e ‘’Trimëris뒒, Urdhri për

Shërbime të shquara Shtetërore’’

Pjesëmarrje te tjera; Në aksione të ndryshme të rinisë për ndërtimin e

hekurudhave..

“Qytetar Nderi i Çorovodës”, “ Nderi i Qarkut Berat”

Kryetar Nderi i organizatës se Veteraneve te LANC.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›