E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç:Qytetarët e Kosovës mund të kenë pasaporta serbe

Sipas një urdhri administrativ të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, aplikimi për pasaportat e reja biometrike serbe do të bëhet ekskluzivisht në një qendër në Beograd. Ivanoviç tha se çdo qytetar që jeton në Kosovë dhe nuk ka aplikuar për dokumente personale, duhet ta bëjë këtë në departamentin e punëve të brendshme në Beograd, ndërsa procedurat tjera janë të njëjta për të gjithë qytetarët.

I pyetur nëse kjo do të thotë se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian pa viza, ai sqaroi se kjo nënkupton vetëm marrjen e pasaportës biometrike. Ndërsa për udhëtimin pa viza për këta qytetarë, sipas tij, duhet të bëhet edhe një marrëveshje tjetër me BE-në në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›