E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, përfundon procesi i regjistrimit të adresave

/>Në qytetin e Korçës ka përfunduar procesi i regjistrimit dhe evidentimit të adresave dhe numërimit të familjeve, i lidhur gjithashtu me emërtimin e rrugëve dhe shesheve të qytetit. Arjan Bejko, nënkryetar i Bashkisë së Korçës ka pohuar se janë emërtuar gjithsej 290 rrugë dhe 5 sheshe në qytetin e Korçës dhe se vetëm kohët e fundit është vendosur emërtimi për 14 rrugë të reja, me emrat e personaliteteve më të njohura të qytetit ose që kanë dhënë kontribut për të, si Pirro Mani, Andromaqi Gjergji, Zai Fundo, rruga e Muzakajve, etj. Gjithashtu janë emërtuar dhe 5 sheshet kryesore të qytetit të Korçës me emrat "Çajupi", "Liria", "Sheshi i Demonstratave", "Sheshi Rinia" dhe "Sheshi Korça".Grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Korçës, pas një pune verifikuese në terren, kryen edhe numërimin e familjeve të qytetit, duke evidentuar 24 mijë familje, thanë burimet e bashkisë. Bejko shtoi se "përfundimi i këtyre proceseve, që mundëson krijimin e sistemit të adresave në qytet, do të vazhdojë me fazën e dytë, që do të jetë  regjistrimi i popullsisë, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›