Olldashi dhe Toma rrugën e bregdetit për inspektim
/>Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Z. Sokol Olldashi i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Z. Andi Toma si dhe nga funksionarë të tjerë të MPPTT inspektoi 2 nga segmentet në ndërtim në jug të vendit: Sarandë - Konispol dhe Dhërmi Qeparo - Sarandë.
Aksi Sarandë Kranjë- Konispol Qafë Bote ka një gjatësi 40 km dhe vlerë 29 milionë Euro, është një koofinancim i qeverisë Greke dhe asaj Shqiptare. 80 % grand i qeverisë Greke nëpërmjet programit Hyseim Per Zhvillimin e Ballkanit Jugor dhe 20 % nga Buxheti i Shtetit. Puna në këtë aks ka filluar në 2 segmentet kryesore të tij dhe punimet përfundojnë në Mars të vitit 2010. Puna në aksin Qeparo Sarandë me gjatësi 39 km dhe vlerë 2.1 miliardë lekë ka filluar në të gjithë gjatësinë e vetë. Gjithësej janë 5 Lote, 3 prej të cilave kanë përfunduar ndërsa Loti 1 dhe Loti 2 përfundojnë në 15 Qershor 2009. Aksi nga Dhërmiu në Borsh (pa Dhërmi Vuno) me gjatësi 18 km dhe vlerë 1.8 miliardë lekë, është i përbërë nga 3 Lote, 2 prej të cilave kanë përfunduar tashmë ndërsa i njëri Lot ka përfunduar në masën 80%. Ndërkohë ka filluar puna edhe në 3 Lote të tjera: Dhermi Vuno i përbërë nga 2 Lote dhe Himarë Potam 1 Lot, të dy këto segmente kanë një gjatësi 15 km dhe vlerë të përgjithshme 1.5 miliardë lekë dhe ndërtimi i tyre përfundon në 15 Qershor 2009.
Ndërtimi i këtij segmentit Dhërmi Qeparo - Sarandë do të përmirësojë dhe lëhtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik dhe sidomos do të jetë një mbështetje e fuqishme për zhvillimin e turizmit në këto zona
Ndërtimi i këtij segmentit Dhërmi Qeparo - Sarandë do të përmirësojë dhe lëhtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik dhe sidomos do të jetë një mbështetje e fuqishme për zhvillimin e turizmit në këto zona