E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta, në një lëvizje të re me studentët e Dhjetorit '90

/>I pari politikan që pranon ftesën për të dalë më 17 janar në Sheshin "Skënderbej" për marshimin e paqes
Ilir Meta dhe Pandeli Majko do të jenë bashkë në bordin e nderit të të Forumit për Demokraci dhe Etikë (FDE), shoqatë që propozon 17 janarin, Ditë Lutje Kombëtare. Bashkimi simbolik ka nisur mes të majtëve dhe pastaj do të bashakngjiten dhe të djathtët. Të dy janë parë të flasin në tryezat e debatit të zhvilluara nga kjo organizatë, por Meta dje ka pranuar zyrtarisht kërkesën e FDE. Dje në selinë e LSI-së, pas takimit me përfaqësues të kësaj organizate, Meta tha se  duke ju përgjigjur kështu ftesës së FDE-së në mbështetje të nismës për ta shpallur 17 Janarin ditë lutjeje dhe reflektimi njëkohësisht pranoi me kënaqësi që të bëhej anëtar i Këshillit të Nderit të FDE-së. Arian Galdini, Drejtues i Forumit për Demokraci dhe Etikë tha se "Ne erdhëm në selinë e LSI për tu takuar me zotin Meta, për tu takuar me një mik të vjetër tonin, me një ish - student të Dhjetorit 90, me ish- Kryeministrin e vendit dhe me Kryetarin e LSI-së për ta ftuar atë që të mbështesë nismën tonë për ta shpallur 17 Janarin ditë lutje dhe reflektimi kombëtar. Ne i kërkuam zotit Meta, si një shtetar i vendit tonë, që ai të bëhet pjesë e kësaj nisme, pjesë e këtij bashkëudhëtimi, për të bërë në Shqipëri një politikë, e cila i shërben qytetarit, për të bërë në Shqipëri një politikë ku pushtetari zhvishet nga pushteti dhe kthehet në një qytetar, duke i shërbyer pikërisht atij elementi, i cili sjell një Shqipëri ndryshe. Ne kërkojmë që politikanët të zhvishen atë ditë nga pushteti dhe në datën 17 Janar, në orën 12, të gjithë të bashkëngjiten me ne, me qytetarët demokratë dhe socialistë, republikanë dhe monarkistë, besimtarë dhe jo besimtarë, në marshimin e paqes, të gjithë bashkë në sheshin Skënderbej"  Ndërkaq duke e falënderuar zotin Meta për mbështetjen e tij bëri publik faktin që zoti Meta ka pranuar të bëhet anëtar i Këshillit të Nderit të Forumit ."Dua të bëj një apel për të gjithë qytetarët, në veçanti për anëtarët dhe simpatizantët tanë, që në 17 Janar, në këtë ditë të rëndësishme për kombin tonë, jo vetëm të lutemi për shpirtin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili lartësoi në një mënyrë të jashtëzakonshme vlerat e mëdha të kombit tonë, por i cili arriti dhe ti bashkonte shqiptarët si asnjëherë tjetër në histori, dhe i cili vazhdon të mbetet edhe sot figura, jo vetëm më simbol e kombit tonë, por edhe figura të cilit shqiptarët gjithmonë i drejtohen për tu bashkuar dhe për të përballuar sfidat që ka pasur, apo që ka dhe që do të ketë kombi ynë"-deklaroi Meta.  Pra, në këtë ditë lutjeje, vazhdoi Meta,-njëkohësisht le të marshojmë të gjithë së bashku, në një marshim tepër paqedashës, për të apeluar për bashkëpunim midis gjithë shqiptarëve, për një filozofi gjithëpërfshirëse, paqedashëse, e cila vë gjithnjë në plan të parë interesat e kombit tonë dhe interesat e qytetarëve tanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›