Vlorë, rrugorja pezullon 40 leje drejtimi, shkak gjobat e papaguara
/>Strukturat e policisë rrugore në komisariatin e Vlorës, kanë nisur në fillim të kësaj jave, një aksion përmes të cilit synohet vjelja e gjobave të prapambetura nga drejtuesit e automjeteve. Burime zyrtare të policisë lokale, bënë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme u pezulluan mbi 40 leje të drejtimit të automjeteve për ata persona që rezultonin debitorë.
Sipas të njëjtave burimeve, aksioni do të vazhdojë dhe gjatë ditëve të ardhshme, me objektiv shlyerjen e të gjitha gjobave të prapambetura dhe të efekteve të tjera financiare që rrjedhin nga vonesat e pagesës së tyre. Deri tani, efektivat e policisë rrugore kanë pezulluar më shumë se 130 leje të drejtimit të automjeteve, të cilat do të mbahen të bllokuara deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve. Ndërkohë janë aplikuar gjoba dhe masa të tjera administrative për ata persona që kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, policia rrugore zhvilloi një aksion të ngjashëm, duke pezulluar rreth 450 leje drejtimi të automjeteve.