Vlorë/Moti i keq, pezullohet puna në port

Moti i keq që ka përfshirë bregdetin e Vlorës ka shkaktuar pezullimin e punës në port, ndërsa dy tragete të linjës me Brindizin nuk janë nisur.
Sipas burimeve nga kapiteneria e Vlorës, puna është pezulluar edhe në sektorin e përpunimit të anijeve të cilat kanë dalë në radë.
Lunrdimi është ndaluar për të gjitha anijet dhe peshkarexhat.
Sipas specialistëve, Vlora është nën presionin e ciklonit të erërave të Jugut dhe situata parashikohet të jetë e paqëndrueshme gjatë gjithë ditës.
Burime nga kapiteneria e portit, thonë se forca e detit ka qenë 7-8 ballë, ndërsa shpejtësia e erës 25-30 metra në sekondë. Situata pritet të jetë e ngjashme edhe për dy ditët e ardhshme.
Presioni atmosferik në zbritje do të ndikojë për një mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira të ndërrueshme.
Burime të kapitenerisë së portit të Vlorës bënë të ditur se, "era do te ketë drejtimin Jug-Juglindje me shpejtësi 8-10 m/sek, ndërsa valëzimi parashikohet në 3-4 ballë në hapësirën detare brenda gjirit dhe 5-6 ballë në det të hapur".
Në disa fshatra të rrethit të Vlorës ka patur probleme edhe me energjinë elektrike.
Shkak për situatën është bërë dëmtimi i linjave të tensionit të ulët.