E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Bachman ne krye ne votimin e Iowa

Michelle Bachmann konfirmohet si një ndër kandidatët favorite mes republikanëve amerikanë. Një ndër zërat kryesorë të lëvizjes Tea Party, Bachmann fitoi votën sprovë në Iowa, që ndonëse nuk ka vlerën e votimeve paraprake merr rrëndësi pasi  shpreh mbështetjen e për kandidatet e 'Grand Old Party'  në të parin shtetet të unionit ku mbahen votimet paraprake.

E në këtë kuadër  fitorja e Bachman thekson rrugën e përshkuar nga  kjo lëvizje, brenda partisë, në vetëm tre  vjet.

Megjithatë analistët  shprehen se ka gjasa që Guvernatori i Teksasit Rick Perry të  frenojë  daljen përpara të Bachmann.

Ultraliberali Perry çeli zyrytarisht fushatën e tij pikërisht në ditën e votimit në Ioëa:
“Nuk duhet të tolerojmë katër vite të tjera papunësie në rritje, taksash të shtuara  e  rritje të  borxhit. Ky është momenti për ta rikthyer Amerikën në gjendje pune” deklaroi  Perry, gjithashtu   favorit i lëvizjes Tea Party.  

Pothuajse 17,000 vetë morën pjesë në votimin provë të zhvilluar në qytetin Ems të Ioëa. Bachman mori 4.823 vota, e pasuar nga kongresmeni i Teksasit, Ron Poll, me 4.671. Ish guvernatori i Minesotës, Tim Polenty zuri vendin e tretë me 2.293 vota.

Megjithatë  në kampin republikan gara mbetet ende e hapur e amerikënët presin të shohin nëse në të do të hyjë një tjetër emër që duket se kohët e fundit ka fituar shumë popullaritet, ish kandidateja për zv presidente, Sarah Palin.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›