Vrasja e trefishtë në Mat, “burg pa afat” për 3 vëllezërit

Gjykata e Peshkopisë dha masën e sigurisë burg pa afat për të dyshuarit e vrasjes së 3 anëtarëve të të njëjtës familje në Mat.
Trupi gjykues ka lënë në burg 3 vëllezërit Dashamir, Valter dhe Durim Barçi të cilët disa ditë më parë në fshatin Fraks të komunës Komsi në rrethin e Matit dyshohen se ka qëlluar për vdekje Shaqir Barçin, bashkëshorten e tij Hamdije Barçi dhe djalin e tyre, Ylber Barçi ndërsa plagosën dy djemtë e tjerë të familjes Halid Barçi dhe Gazmend Barçi.
Dyshohet se shkak për ngjarjen është një grindje mes dy familjeve ndërsa pas vendimit të trupit gjykues tre vëllezërit do të qëndrojnë në burg pa afat me akuzën e vrasjes me dashje të tre të afërmve të tyre.