Grabitje në Lezhë, zbrazen nga arka 10 mln lekë

Tashmë duket se grabitësve nuk u hynë në punë më maskat. Vetëm pak minuta më parë një grabitje “burrërore” ka ndodhur në qytetin verior të Lezhës. Mësohet se dy persona pa maska kanë grabitur një agjensi këmbimi valutor, duke i zbrazur nga arka 10 mln lekë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të këtij qyteti, ndërkohë që forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet dhe po punon për kapjen e grabitësve.