E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Time", Ben Bernanke shpallet njeriu i vitit

SHBA- Revista e njohur amerikane “Time” e ka shpallur “Njeriun e Vitit” për 2009-ën kreun e Rezervave Federale, Ben Bernanke.

Profesori 56 vjeçar i ekonomisë ndihmoi këtë vit që Shtetet e Bashkuara të kapërcejnë ditët më të vështira financiare që nga Depresioni i Madh i viteve të 1930-ta.

Drejtuesi i “Time”, Riçard Stengel, tha se revista e zgjodhi Bernanken sepse pa të, recesioni “do të mund të ishte shumë më i keq”.

Në konkurencë për njeriun e vitit ishin edhe komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali Stenli MekKristëll, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi, dhe vrapuesi nga Xhamajka, Usain Bolt.

Në vitin 2008, revista “Time” e zgjodhi njeri të vitit Barak Obamën, kurse në vitin 2007 Vladimir Putinin.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›