E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia pushton Lazaratin shkaterron parcelat me bime narkotike

Policia vazhdon aksionet kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Forcat RENEA, Delta Force, FNSH dhe policë të Gjirokastrës u angazhuan neo ret e par ate mengjezit te se martes në një operacion për shkatërrimin e parcelave me kanabis, ndërkohë që kane shoqeruar disa punetore, të cilët po ujisnin bimët narkotike.

Sipas policisë, deri tani janë asgjësuar rreth 6 mijë bimë narkotike, ndërsa aksioni vijon.
Mësohet se në operacion është i pranishëm edhe zv/ drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rumbullaku. Ndërkohë policia u ka bërë thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga personat me precedentë dhe ka paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet atyre që shtien me armë në drejtim të uniformave blu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›