Berisha: Të krijohet një sistem modern për vaditjen
TIRANE- Është zhvilluar sot mbledhja e Grupit të Punës për Vaditjen ku u diskutua për krijimin e një sistemi modern të vaditjes dhe nevojat për rehabilitimin e infrastrukturës së ujitjes, Gjithashtu, u diskutua mbi zhvillimet e deritanishëm në problematikën e vaditjes në vend si dhe në përcaktimin e një plani veprimi kombëtar lidhur me këtë fushë. Duke e konsideruar problemin e vaditjes një problem jetik për vendin, Kryeministri Berisha ndoqi mendimet dhe sugjerimet e ekspertëve të grupit të punës mbi rishikimin e të gjithë skemës së vaditjes dhe kullimit, Kryeministri Berisha theksoi se, është i domosdoshëm një partneritet sa më i ngushtë me pushtetin vendor. Kryeministri nënvizoi të rëndësishëm përdorimin me eficensë të ujit dhe jo shpërdorimin e tij. Gjithashtu në mbledhje u diskutua dhe për fondet për vaditjen dhe prioritetin që marrin zona të vecanta.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)