E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, procedim penal per tre grabitës

KORCË - Burime te drejtorise se Policise ne Qarkun e Korces bene te ditur se nga strukturat e Hetimit dhe Parandalimit te Krimit ne Komisariatin e Policise Pogradec u be ndalimi i shtetasit Edmond Hamza, 43 vjec, banues ne fshatin Leshnice – Pogradec, per vepren penale “Vjedhje”, kryer ne bashkepunim. Po ashtu, ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire per te njejten veper penale per shtetasit Andi Kita, 26 vjec, banues ne Pogradec, Nertil Lipo, 26 vjec, banues ne fshatin Leshnice-Pogradec, pasi ne bashkepunim me njeri tjetrin, gjate periudhes dhjetor 2011-janar 2012, kane kryer nje sere vjedhjesh.

Sipas te njejtit burim ata kane vjedhur me dt.26.12.2011 piken e “Llotarise sportive“, ne fshatin Leshnice–Pogradec, prone e shtetasit F.Daci, me dt.31.12.2011 piken e “Llotarise sportive “, ne lagjen nr. 2 Pogradec, prone e shtetasit E.Kreka, me dt.20.01.2012 piken e “Llotarise sportive “, ne lagjen nr 2. Pogradec, prone e shtetasit B.Qose dhe me dt.20.01.2012, mjetin tip “Ford Eskort”, me targe PG 5357 B, prone e shtetasit A.Elmasllari. Keta dy shtetas dyshohen te jene autore edhe te disa vjedhjeve te tjera te ndodhura ne qytetin e Pogradecit.

Materialet e perpiluara ne ngarkim te ketyre shtetasve do i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec per hetime te metejshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›