E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, prokuroria kërkon 15 vjet burg për babain tutor

Prokuoria e Korçës ka dhënë sot pretencën për babin tutor, i cili ka detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të rritur dy vajzat e tij minorene përkatësisht 8 dhe 10 vjeç për vite me radhë.
 

Në seancën e sotme prokurori i çështjes ka kërkuar 15 vjet burg për babain e vajzeve Pëllumb Mullai, dhe për dy klientët Andrea Nametin dhe Skënder Kollanin ndërsa ka kërkuar 10 vjet burg për dy klientën e tjerë Nevruz Kollanin dhe Nderim Koçin.
 

Prokuroria e akuzon 51-vjeçarin Pëllumb Mullai për shfrytëzim prostitucioni të dy të miturave ndërsa katër personat e tjerë për marrëdhënie seksuale me të mitura kundrejt pagesës.
 

Denoncimi për babain tutor ka ardhur nga vetë vajzat të cilat në vitin 2011 përmes një organizate kanë kërkuar ndihmë. Gjatë këtij denoncimi vajzat tashme 17 dhe 15-vjeçare kanë identifikuar edhe personat me të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale të detyruara nga vetë babai i tyre të cilët janë edhe personat e arrestuar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›