8 mars, Berisha dhe Arvizu ftohen në Elbasan
ELBASAN- Më 8 mars, Kryeministri Sali Berisha dhe Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, janë ftuar në Mjekës të Elbasanit, për të marrë pjesë në inaugurimin e linjës së re të demontimit të predhave. Sipas drejtorit të Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës, Daniel Karanxha, linja e demontimit të predhave 75-152 mm do të fillojë nga puna në këtë datë dhe për këtë qëllim, krahas ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe donatorëve, janë ftuar të marrin pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha dhe Ambasadori i SHBA-së Arvizu. Aktualisht në këtë uzinë janë në punë disa furra dhe reparte të demontimit të municioneve. Gjatë vitit në vijim, pritet që në mbarë vendin të shkatërrohen 25 mijë ton municione dhe Uzina e Mjeksit është kthyer në qendrën më të rëndësishme në shkallë vendi. Deri më tani, kjo uzinë ka punësuar 162 punëtorë, duke mbetur kështu “bastioni” më i madh i punësimit për përkrahësit e Partisë Demokratike. Jo vetëm kaq, por paga e punëtorëve ka ardhur gjithnjë e në rritje”, - nënvizoi Daniel Karanxha.
F.S.