Meta-Prifti gjykata ekspertize videopergjimit

Gjykata e Lartë nuk ka mundur të gjejë deri më sot ekspertë për të ekzaminimin e videos në çështjen e ngritur ndaj ish-zv kryeministrit Ilir Meta.Gjyqtari Adrian Dvorani, që drejton trupën gjyqësore të çështjes, bëri me dije sot, se asnjë prej institucioneve të cilave u ishte drejtuar gjykata, nuk kanë kthyer përgjigje.
Seanca gjyqesorë e të hënës, u shty nga Gjykata e Lartë për këtë shkak. Avokati i ish-zv kryeministrit Meta, kërkoi vazhdimin e seancës me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, por kjo nuk u mor në konsideratë nga gjykata. Pas seancës përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit konfirmuan se nuk janë kundër ekspertimit të videos edhe nga ekspertë të huaj.
Denada Shkodrani: “Ju jeni dakord që të jenë edhe ekspert të huaj nëse vendos gjykata”?
Gëzim Veleshnja: “S’kemi asnjë lloj vëretje, asnjë”.
Në seancën e kaluar Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë si prove në gjykim,videon e dytë të përgjuar nga Prifti, mes tij dhe ish-ministrit, Leonard Beqiraj, ndërsa pritej që në seancën e sotme të paraqitej eksperti i videos, që përbën edhe provën mbi të cilën është mbështetur Prokuroria e Përgjithshme për akuzën ndaj Ilir Metës.
Denada Shkodrani