Dimri rrit çmimet për veshjet e nënproduktet e naftës
TIRANË- Ardhja e dimrit dhe rritja e kërkesës së konsumatorëve për veshje të reja ka ndikuar në rritjen e çmimeve për grupin "Veshje dhe këpucë", që sipas INSTAT, në nëntor u rritën me 0.1%, krahasuar me muajin tetor, si dhe të nënprodukteve të naftës.
Brenda këtij grupi çmimet e veshjeve shënuan rritjen më të madhe me 0.2%, ndërsa çmimet e këpucëve, ulje me 0.4 përqind, ç'ka lidhet me faktin se në treg kanë nisur të hapin njësitë e tyre tregtare disa fabrika që prodhojnë për eksport.
Në nëntor gjithashtu u rrit me 0.3% indeksi i çmimeve për grupin "Pije alkolike dhe duhan" dhe sipas INSTAT, kjo lidhet me rritjen e çmimit të duhanit me 0.5%. Me rritje krahasuar me muajin tetor paraqitet edhe Indeksi i grupit "Transport" me 0.5%. Kjo rritje u ndikua nga rritja në muajin nëntor e çmimit të naftës me 1.8% dhe të benzinës me 1.4%.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor 2011, arriti 110.3 përqind kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 07=100), duke shënuar një rritje prej 0.1 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin nëntor është 2.9%, ndërsa një vit më parë ishte 2.8%.
(m.a/ata/BalkanWeb)