Gjirokastër, rrëshqitjet e dherave izolojnë lagjen Dunavat
GJIROKASTER- Banorët e lagjes Dunavat në Gjiirokastër janë pothuajse të izoluar. Rrugica që lidh këtë lagje me pjesën tjetër të qytetit si pasojë e shkarjeve masive të dheut nga rreshjet e ditëve të fundit.
Banorët thonë se dëmtimi i rrugës u ka shkaktuar mjaft probleme ndërsa për të komunikuar me lagjet e tjera të qytetit ata udhëtojnë mes baltës në shtigjet e ngushta, duke ndjekur rrugën më të gjatë edhe për tu furnizuar me ushqime.
Banorët thonë se nga ky problem janë prekur rreth 20 familje të zonës ku vështirësitë më të mëdha i kanë të moshuarit. Menjëherë pas shkarjeve të dheut, në zonë kanë mbërritur ekspertë teknikë të Bashkisë të cilët kanë verifikuar nga afër situatën e rrugës së dëmtuar.
Sipas shefit të shërbimeve pranë kësaj Bashkise, rruga nuk mund të rindërtohet në të njëjtin nivel për shkak të rrëshqitshmërisë, ndërsa pritet hartimi i plotë i një plani të ri për ndërhyrjen.
Rreshjet e shiut kanë krijuar jo pak vështirësi e probleme edhe në pjesë të tjera të qytetit të Gjirokastrës ku ka patur dëmtime të lehta.
(e.n/News24/BalkanWeb)